149 afganë gjejnë qetësi në Maqedoninë e Veriut

Aeroplani me 149 refugjatë nga Afganistani ateroi në aeroportin e Shkupit mbrëmë para mesnatës.
Të parët që dolën nga aeroplani ishte një grua bashkë me fëmijën e saj dhe bashkëshortin. Gruaja ishte shtatzënë, andaj për këtë u kujdes ndihma  e shpejtë bashkë me kryqin e kuq.
“Siç patë edhe vetë një grua shtatzënë menjëherë u transportua në klinikën e gjinekologjisë në Shkup. Të tjerët do të dërgohen drejtpërdrejt në Hotel.  Siç e dini kam informuar paraprakisht në paraqitjeje e mija rreth 750 qytetarë do të mirëpriten në Maqedoninë e Veriut”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Bashkë me ministrin e punëve të jashtme ishte edhe udhëheqësja e ndihmës së shpejt Milica Buballo.
Ajo tha se refugjatëve do tu bëhet PCR test dhe do tu ofrohen vaksina kundër Covd-19.
“Të gjithë refugjatët nga Avganistani që kanë ardhur, do tu bëhet PCR test për Covid-19 dhe do tu kontrollohet nëse janë të vaksinuar, nëse do të kenë dëshirë për vaksinim kundër Covid-19, do të vaksinohen. Nëse gjatë PCR testit konstatohet se kemi pozitiv do të ketë 14 ditë karantinë”, shtoi Milica Buballo – udhëheqëse e ndihmës së shpejt.
Aeroplani që solli refugjatët e parë afganë në RMV, në Aeroportin e Shkupit ka ardhur nga Gjeorgjia.
Osmani tha se këtyre qytetarëve u ishte cenuar jeta nga strukturat talebane. Sipas tij janë qytetarë që 20 vjet kanë punuar për institucione demokratike, misione dhe organizata ndërkombëtare në Afganistan./TV21

Back to top button