15 deputetët e LDK-së që siguruan ulëse në Kuvend

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri publike listën e votave që kanë marrë anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurti.

LDK-ja fitoi 119 mijë e 978 vota, apo 12.64%, duke siguruar kështu 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kandidati më i votuar është Avdullah Hoti me 69 mijë e 640 vota, pasuar nga Kujtim Shala me 32 mijë e 700 vota./21Media

Back to top button