15 subjekte dorëzojnë deri më tash listat me kandidatët për deputetë

Sonte në mesnatë përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri në orën 21:30 janë gjithsej 15 subjekte politike që kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë, me gjithsej 541 kandidatë.

Partitë që kanë dorëzuar deri më tash listat me kandidatë për deputetë janë: Za Slobodu Pravdu i Opstanak 12 kandidatë; SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA 35 kandidatë; JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA 23; PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS 40; Kosovaki Nevi Romani Partia 11; FJALA 20 kandidatë; Nexhmidin Sejdilar – kandidat i pavarur; INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS 53 kandidatë; LDK 110 kandidatë; PAI-PDAK-LPB 90 kandidatë; KDTP 16; NOVA DEMOKRATSKA STRANKA 40; Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 14; Lista Serbe33 kandidatë dhe Koalicioni VAKAT 43 kandidatë.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Back to top button