15 të vdekur dhe 218 raste të reja me Covid-19

 

15 persona të tjerë të diagnostikuar me COVID-19  kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu numri i të vdekurve me COVID 19 ka shkuar në 284 viktima.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  (IKSHP) vazhdon të bëjë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse si: Mbajtja e maskave, Mbajtja e distancës dhe Larja sa më shpesht e duarve.  Vetëm në  24 orët e fundit janë diagnostikuar pozitiv me COVID 19 edhe 218 persona.  Numri total i rasteve pozitive është 9.492 raste nga 38.803 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, bën të ditur IKSHP.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri.

Ndërkohë që numri i personave të shëruar vazhdon të mbetet më i vogël në krahasim me numrin e personave që rezultojnë pozitiv. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.862.

Institucionet shëndetësore vazhdimisht po potencojnë se virusi është në mesin tonë andaj na rekomandojnë të mos e neglizhojmë! /21Media

Back to top button