15 të vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë fillore në Teksas

14 nxënës dhe një mesues janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në shkollën fillore Robb të Teksasit gjatë mesditës të së martës.
Edhe dorasi është vrarë, ka bërë të ditur Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott.
Përveç 15 vdekjeve të konfirmuara, policia tha se kishte një numër të paspecifikuar të të plagosurve.
“Ne po marrim më shumë informacion tani për ato lëndime – ato përfshijnë një grua 66-vjeçare dhe një vajzë 10-vjeçare që janë në gjendje kritike në Spitalin Universitar të San Antonios”.
Personi i cili e shkaktoi këtë sulm është Salvador Ramos, një 18-vjeçar nga Uvalde, transmeton rtv21.tv.
“Besohet se ai e braktisi automjetin e tij dhe hyri në shkollën fillore Robb në Uvalde me një pistoletë dhe mund të ketë pasur gjithashtu një pushkë, por kjo nuk është ende e konfirmuar sipas raportit tim më të fundit,” tha Abbott./21Media

Back to top button