15 viktima nga Covid-19 në Maqedoni të Veriut
15 persona të prekur me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut, ndërsa janë regjistruar 1081 raste të reja.
Bëhet e ditur se numri i pacientëve të shëruar është 91.
Që nga fillimi i epidemisë së Covid-19, në vend janë realizuar 1.079.818 testime. Pozitiv kanë rezultuar 164.529 pacientë, prej tyre 151.235 janë shëruar kurse kanë vdekur 5.589 persona, shkruan TV21./21Media