Kaloni te përmbajtja kryesore

Trajekti përplaset në port, 13 të lënduar

Manolo Vidal, zëdhënës i “Naviera Armas”, tha se shkaqet e aksidentit ishte “humbja e energjisë elektrike”

Autoritetet spanjolle njoftuan të shtunën se 13 udhëtarë janë lënduar kur trajekti në të cilin ndodheshin ata u përplas në portin e Ishujve Kanare.

Manolo Vidal, zëdhënës i “Naviera Armas”, tha se shkaqet e aksidentit ishte “humbja e energjisë elektrike”.

Aksidenti ka ndodhur derisa anija po lëshonte vendin Puerta de la Luz në ishullin Gran Canaria. Pesë nga të lënduarit i janë nënshtruar trajtimit mjekësor, njoftoi Shërbimi i Emergjencës. Kompania njoftoi se pas incidentit të gjithë udhëtarët janë vendosur në hotele, transmeton Associated Press.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button