152 nga 163 zjarre janë shuar në Turqi

152 zjarre që shpërthyen të mërkurën e kaluar në Turqi janë shuar, këtë e ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli.
Ndërkaq, vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e 11 zjarreve të tjerë ku deri më 28 korrik, 163 zjarre kanë shpërthyer në 38 provinca në Turqi.
Pakdemirli, së bashku me ministrin e Brendshëm Suleyman Soylu, folën në një konferencë shtypi në rrethin Marmaris në jug të vendit.
Ministri tha se 16 aeroplanë, 9 dronë, 51 helikopterë, 155 pajisje ndërtimi dhe 5.200 njerëz po luftojnë zjarrin.
Ai shprehu mbështetje për viktimat, duke thënë se 2.219 fermerë në pesë provinca, 18 rrethe dhe 78 fshatra u prekën nga zjarret.
Pakdemirli tutje shtoi se një temperaturë rekord prej 45.5 gradë Celsius u regjistrua në Marmaris.
“Rekordi i mëparshëm ishte 45.2 gradë, në korrik 1988,” shtoi ministri.
Ndërsa ministri Soylu tha se 16.603 banorë u evakuuan nga 3.219 familje në 28 vendbanime, për shkak të zjarrit në jug të Turqisë.

Back to top button