16 qytetarë të Kosovës infektohen me COVID-19
Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 557 testime të kryera.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 292.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 428.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 597 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës.
Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media