16 të arrestuar në aksionin policor në Mitrovicë

(Lajm i përditësuar)


16 të arrestuar në aksionin policor në Mitrovicë

Policia e Kosovës arrestoi 16 persona gjatë aksionit të zhvilluar të mërkurën në jug të Mitrovicës, veri, Leposaviq, Vushtrri dhe Skenderaj.

Ata dyshohen për kryerje të veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Aksioni i Policisë vjen pas hetimeve disa mujore.

Policia tha se janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione në jug të Mitrovicës, veri të Mitrovicës, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq.

“Nga ky operacion policor janë shoqëruar në Polici gjithsej 16 persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës tha se si dëshmi materiale gjatë kontrollit janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.

Pas intervistimit lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, 13 persona shkojnë në ndalim prej 48 orësh


Policia e Kosovës me aksion në jug dhe veri të Mitrovicës

Policia konfirmoi se ky aksion ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion”, njoftoi policia.

Back to top button