16 të vdekur dhe 2 të zhdukur nga shpërthimi i vullkanit
Shpërthimi i vullkanit në Zelandë të Re
Ekipet e kërkim shp[timit e kanë vazhduar punën për të kërkuar trupa në ujërat e kontaminuar nga hiri i vullkanit në Ishullin e Bardhë.
Ujërat përreth vullkanit ishin të kontaminuar me gurë, llavë dhe materie kimike, duke e kufizuar në masë të konsiderueshme dukshmërinë dhe duke e vështirësuar punën e ekipeve të kërkimit.
Trupat e pajetë të gjashtë personave u gjetën me sukses nga ekipet e kërkimit të premten pasi një ekip ushtarak i pajisur me pajisje modern shkuan në ishullin e pabanuar dhe e realizuan një operacion me rrezikshmëri të lartë, përcjell portali rtv21.tv
Policia tha se nuk ka mundur t’i nxjerrë trupat e dy personave të tjerë, por raportoi se e ka parë një trup jo shumë larg ishullit.
Vullkani i rrezikshëm shpërtheu të hënën e kaluar, ndërsa në atë moment në ishull ndodheshin turistë nga vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Kinën dhe Britaninë.
Disa prej tyre arritën të shpëtonin duke u larguar me shpejtësi përmes barkave, por shumë të tjerë u bllokuan nga hiri dhe pluhuri i vullkanit/21Media