16 të vrarë në Sudanin Jugor
Po ashtu edhe 10 persona janë plagosur në një përleshje mes kryengritësve dhe trupave qeveritare
Së paku 16 civilë janë vrarë sot në përleshjet e trupave qeveritare të Sudanit dhe kryengritësve, në qytetin e dytë më të madh në Sudanin Jugor, Vau, njoftoi sot misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara në këtë vend.
Në njoftimin e OKB-së thuhet se patrullat e misionit kanë parë trupat e 16 civilëve të vrarë, ndërsa në spital kanë parë edhe 10 persona të plagosur, raporton AFP.