16 vjet nga vrasja e Tahir Zemajt

LDK bën homazhe

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), do bëjë homazhe sot nga ora 12:00 te varri i kolonelit, Tahir Zemaj në fshatin Strellc të Deçanit.

Përmes një njoftimi për medie, thuhet se këto homazhe bëhet me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së Zemajt.

“Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i kolonel Tahir Zemaj në fshatin Strellc të Deçanit, në 16 vjetorin e vrasjes së tij. (Fshati Strellc, ora 12:00)”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Më 4 janar të vitit 2003, ai u vra bashkë me djalin e tij në qytetin e Pejës./21Media

Back to top button