160 mjekë kërkuan dokumentin e pastërtisë etike-profesionale për t’u larguar nga vendi

Kosotja e një mjeku që ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, por qëmë pas ia mësyn perëndimit, arrinë deri në 100 mijë euro për buxhetin e vendit.
Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, në gjashtë vjetët e fundit, rreth 650 mjekë kanë aplikuar për dokumentin e pastërtisë etiko-profesionale, ndërsa, brenda këtij viti rreth 160 mjekë aplikuan për te, pasi iu duhet për punësim në shtetet perëndimore.
“…sipas statistikave tona që i kemi janë rreth 160 mjek që kanë marrë certifikatën e sjelljes së mjekut, kryesisht kjo kërkohet në momentin kur nënshkruhet kontrata dmth presupozohet se të gjitha kanë ikur jashtë. Kjo është statistika e këtij viti, nëse flasim në raport me vitin e kaluar për të njejtën kohë, kemi një ulje, por, kjo ulje e besoj është si pasojë e 1 janarit, liberalizimit të vizave sepse sidomos Gjermania ka një status tjetër, sidomos për mjekët…njëri nga faktorët është gjendja e kushtet e punës, gjendja social-ekonomike, por kemi edhe mjek që kemi nevojë për ta, por kemi edhe të pa punë…”, tha për RTV21 Naser Gjonbalaj nga Oda e Mjekëve.
Largimi i e mjekëve nga Kosova, sipas Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, mund të reflektohet tek ata, të cilët mbeten në vend.
“Është shqetësuese ikja e puntorëve shëndetësor në përgjithësi ngase Kosova mund të përballet me sfidat e mungesës së personelit mjekësor, duke përfshirë mjek, infermierë dhe personel të tjerë shëndetësor. Kjo mund të çojë në një ngarkesë të rritur pune për ata që janë të disponueshëm. Perspektiva e personelit mjekësor në Kosovë është një çështje komplekse që mund të prekë disa aspekte të sistemit shëndetësor. Kushtet e punës, paga, dhe ambientet e punës janë faktorë që mund të ndikojnë në përshtatshmërinë dhe motivimin e personelit mjekësor”. tha nga Tevide Imeri, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Sipas njohësit të shëndetësisë, Fitim Havolli, gjendja aktuale, zanafillën e ka nga pas lufta për shkak të meglizhencës së institucioneve për ta rregulluar sistemin shëndetësor..
“…gjithmonë po ndikon faktikisht gjendja e trashëguar që nga pas lufta për çasjet që kanë pasë institucionet tona për rregullimin e sistemit shëndetësor në Kosovë…realisht kjo ikje që po ndodhë në sistemin tonë shëndetësor por edhe vendit është jashtëzakonisht shqetësim i madh, në këto shqetësime përmes përfaqësimit të ndryshëm në kohë të ndryshme e kemi ngritë si alarm jo tani, por para 10 vitesh për me fillu me u marrë me parandalimin e këtij fenomeni që tash është ma shqetësuese, për shkak të mundësive që BE- ka ofruar lehtësime të mëdha logjistike për ikjen e tyre…”, tha Havolli për RTV21.
Të dhënat e Odës së Mjekëve dhe Odës së Infermierëve të Kosovës, tregojnë se vitin e kaluar nga Kosova janë larguar 211 mjekë dhe 633 infermierë./21Media