Futbollisti çek vret veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kampionatin e Turqisë

Futbollisti i Superligës turke, Gaziantepspor, Frantisek Rajtoral, është varur në banesën e tij. Konfirmimi erdhi edhe nga drejtori teknik i klubit, Bylent Ujgyn, i cili deklaroi për mediat turke se ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e futbollistit në Gaziantep.

“Të gjithë në klub po qajnë, ai vrau veten duke u varur në dhomë”, ka thënë ai. Policia gjithashtu ka njoftuar që 32-vjeçari u gjet i varur në sistemin e ngrohjes së shtëpisë së tij. Mesfushori që ka qenë pjesë e Viktoria Plzen dhe kishte luajtur 14 ndeshje me Kombëtaren e Republikës Çeke, kaloi te Gaziantepsor në fillim të këtij sezoni por nuk po aktivizohej rregullisht me klubin.

Nuk dihet ende arsyeja që shtyu futbollistin të ndërmerrte këtë vendim për t’i dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Back to top button