Qeveria greke i mbështet negociatat me kreditorët
Nëse nuk arrihet marrëveshje, Qeveria do të përgatisë pako-propozim-ligje
Ekipi negociues i Qeverisë greke do të fillojë sot negociata me shefat e misionit të kreditorëve të Greqisë, ndërsa diskutimet do të fokusohen në energjetikë dhe në fondin e ri për privatizim.
Burime nga Bashkimi Evropian shprehën optimizëm se ky raund i negociatave do të përfundojë deri në fund të kësaj jave me arritjen e marrëveshjes në nivel të ekipeve teknike, lajmëruan mediat greke, shkruan tv21.tv
Nëse nuk arrihet marrëveshje, Qeveria do të përgatisë pako-propozim-ligje që pritet të miratohet nga ana e Parlamentit deri më 15 maj, me qëllim që Eurogrupi më 20 maj ta finalizojë marrëveshjen, të paktën në anën evropiane, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar e shqyrton pozitën e tij.