17 mijë e 476 persona janë vaksinuar me dozën e dytë

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka njoftuar se ka vdekur një person i prekur nga Covid-19, ndërsa nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218. Në total numri i rasteve aktive është 176.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.
Ndërkaq, 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Back to top button