17 mijë e 625 raste aktive me COVID-19

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në Kosovë aktualisht janë 17 mijë e 625 raste aktive me COVID-19.
Komuna e Prishtinës prinë me numrin e rasteve pozitive COVID-19 me 3 mijë e 956 raste. Pas Prishtinës raste të shumta aktive me koronavirus ka edhe Prizreni me 1 mijë e 472 raste aktive.
1 mijë e 279 raste aktive me COVID-19 janë edhe në Komunën e Ferizaj dhe Podujevë janë mbi një mijë raste aktive.

IKShPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23 raste të vdekjes si pasojë e infektimi me Covid-19, janë konfirmuar edhe 424 raste të reja, ndërsa janë shëruar edhe 1.324 pacientë.

Ndërsa prej marsit të vitit të kaluar kur edhe u shfaqën rastet pozitive, në Kosovë janë 2 mijë e 795 qytetarë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.
Në vendin tonë nga sot hyjnë në fuqi masat e reja për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, masa këto të cilat do të zgjasin deri më 26 shtator./21Media 

Back to top button