17 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

 

 

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 17 pacientë me COVID-19, 8 prej tyre janë në oksigjeno terapi dhe 2 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga ky spital kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, tre pacientë kanë arritur të shërohen nga korona virusi.

Brenda 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./21Media

Back to top button