17 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot ka regjistruar 17 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,263 mostrave.
Në 24 orët paraprake, po ashtu, janë shëruar 5 pacientë, ndërkohë raste aktive janë 335.
Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirus, në 24-orëshin paraprak janë dhënë 1,349 doza të vaksinës.
Deri më tani në Kosovë janë dhënë mbi 1.6 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit dhe 759,901 persona janë imunizuar me të dyja dozat./21Media