17-vjeçari që po e përfaqëson denjësisht Kosovën në garat e CrossFit-it
Elion Bobani është nga Gjakova dhe prej katër vitesh merret me sportin e CrossFit-it.
CrossFit është një sport i ri në botë, që ka nisur të zhvillohet edhe në Kosovë. Është sport ku ushtrohen të gjitha aspektet fizike si: forca, shpejtësi, shkathtësia, qëndrueshmëria, fleksibiliteti etj.
Në CrossFit përfshihen tri disiplinat kryesore: Peshëngritja olimpike, gjimnastika dhe cardio.
”Unë kam filluar me CrossFit prej katër vitesh. Në këtë sport më ka njoftuar babai im, Leonardi. Në fillim ushtroja për të qenë i shëndetshëm, pasi kam vuajtur nga bronikiti kronik, ndërsa pas një kohe, kur u njoha më shumë për sportin, fillova të përgatitem për gara”, tregoi Elioni për Komitetin Olimpik të Kosovës.
Që prej fillimit të garave vitin e kaluar, 17-vjeçari ka nisur të vargoj sukseset.
”Vitin e kaluar në fazën e parë të garave ndërkombëtare, mora titullin “Fittest Teen” në Kosovë (në grupmoshën 16-17 vjet) dhe “Fittest Man” në Kosovë (divizioni 18+). Kurse në fazen e dytë, në renditjen botërore, përfundova i 27-ti, kurse në Evropë i katërti”, shtoi Bobani.
Rezultatet në këtë sport nuk merren vetëm në bazë të ngritjes së peshave, por edhe nga qëndrueshmëria, fleksibiliteti dhe shpejtësia, të cilat i posedon Elioni.
Statistikat e tij në këtë sport janë: “Deadlift”: 200 kg, “Snatch”: 115kg, “Back Squat”: 170kg dhe “Clean And Jerk”: 130kg./21Media