171 mijë kg mjete piroteknike u importuan në Kosovë

Përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike gjatë festave të fundvitit tashmë është bërë një traditë për shumë qytetarë, të cilët në këtë mënyrë shprehin entuziazmin e tyre festiv.

Por për disa të tjerë këto mjete paraqesin shqetësim, pasi konsiderohen të rrezikshme.

‘’e tepërt është e tepërt është përdorimi i tyre, dhe nuk e di pse po lejohen, unë kisha thanë me i ndalu rreptësishtë, gjithmonë ka probleme në mjekësi, me lëndime prej mjeteve piroteknike, edhe në fund të fundit nuk shoh diçka të mirë…, tha Agim Rexhepi.

‘’duhet me u përkufizu këto sene edhe nga ana e Komunës edhe e Policisë, se me të vërtet sidomos për persona të mitur edhe grat shtatëzana sidomos ato janë shumë shqetësuese’’, tha Ismet Matoshi.

‘’mas lufte, aq shume janë përdor, sa që besa skemi pas qetësi as nëpër hymjet e banesave, pra krejt e dinë se mjetet piroteknike janë të rrezikshme, nuk e shoh të arsyeshme përdorimin e tyre’’, tha qytetarja Remzie Sadiku

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, këtë vit janë importuar mbi 171 mijë kilogram, mjete piroteknike, mbi 50 mijë kilogram më shumë sesa vitin e kaluar.

Drejtori i Inspektoratit në komunën e Prishtinës, Florian Dushi, për RTV21 bëri të ditur  se janë duke zhvilluar kontrolle inspektuese kundër shitjes së paautorizuar të mjeteve poriteknike. Ai paralajmëroi edhe gjoba deri në 100 euro.

‘’sikur edhe viteve të kaluara, në fakt inspektorët, gjatë inspektimeve të tyre, kontrollave të tyre rutinore, janë duke u kujdesur, veçanërisht këto ditë kur jemi në prag të festës së vitit të ri, për të parë nëse eventualisht ka, nëpër hapësira publike, shitës të paautorizuar të këtyre mjeteve, dhe në secilin rast që ata hasin në shitës të tillë, vendosin gjoba, dhe detyrohen të largohen nga vendi ku i kanë të ekspozuara, ato mallra.. deri tash nuk ka pas ndonjë rast, dhe pjesën e parë disa raste shumë të vogla, kanë qenë ose të rralla, me tepër jemi mjaftu me kërkesën për tu larguar, pra nuk janë gjobitur, por gjithsesi do fillojnë edhe gjobat, gjobat sikur edhe vitin e kalum është përcaktuar 100 euro.’’, tha Dushi.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, përdorimi i mjeteve piroteknike është e lejuar nga sot e deri më 2 janar./21Media

Back to top button