Vdekje e dyshimtë në Drenas

Një person ka humbur jetën në rrethana të dyshimta në Fushticë të Ulët të Drenasit

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar rastin për Kp, duke thënë se për momentin kemi të bëjmë me një vdekje të dyshimtë.

“Është vdekje e dyshimtë. Rreth orës 13.00 në stacionin policor të Drenasit është hapur një rast për një vdekje të dyshimtë. Personi është mashkull, i lindur në vitin 1974. Jemi duke punuar për të zbardhur rastin se si ka ardhur deri te kjo vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.

Back to top button