18 muaj burgim për hakerin që vodhi këngët e papublikuara të Ed Sheeran

Hakeri, Adrian Kwiatkowski që vodhi dy këngë të papublikuara të Ed Sheeran dhe i shiti, është dënuar me 18 muaj burgim.
Kwiatkowski ‘tregtoi’ muzikën e Sheeran dhe 12 këngë të reperit Lil Uzi Vert në këmbim të kriptomonedhës.
23 vjeçari nga Ipswich arriti t’i kapte ato pasi kishte hakuar llogaritë digjitale të interpretuesve.
Kwiatkowski pranoi 19 akuza, duke përfshirë shkeljen e të drejtave të autorit.
Ai kishte fituar 131 mijë funte nga muzika, ka njoftuar Policia.
E gjithë kjo erdhi pasi menaxhmenti i disa artistëve raportoi se dikush i njohur në internet si “Spirdark” kishte hakuar një numër llogarish dhe po shiste përmbajtjen./21Media 

Back to top button