18 viktima, 183 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 18 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa nga 2.035 testime të realizuara 183 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, transmeton TV21.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 531 pacientë të shëruar nga Covid-19./21Media