18 vjeçari nga Libia arrestohet për vjedhje në një teqe

 

Një 18-vjeçar, shtetas i Libisë, është arrestuar sot në Gjakovë, nën dyshimet për vjedhje në objektin e kultit fetar “Teqja e Sheh Ruzhdisë” në rrugën “Ismail Qemali” Gjakovë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj duke thënë se vjedhja ka ndodhur më 4 mars, rreth orës 16:00.

“Pas veprimeve operativo – hetimore dhe një pune te palodhur eshte arrite te identifikohet kryesi dhe sot rreth ores 13:00 eshte realizuar arrestimi i tij. I dyshuari R.S i lindur ne vitin 2003, eshte shtetas i Libisë, i ikur nga qendra e azilkerkuesëve ne fshatin Magure – Lipjan”, ka thënë Xhurkaj.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, përkthyesit dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar ndalohet për 24 orë.

Hetuesit policorë janë në vazhdimesi të mbledhjes së informatave dhe dëshmive për raste tjera të vjedhjeve, ku mund të jetë i dyshuari i vetem apo në grup./21Media

Back to top button