18-vjeçari nga Suhareka vdes aksidentalisht në vendin e punës

Ilirian Bytyqi, 18-vjeçar nga fshati Nishor i Suharekës, ka vdekur në vendin e tij të punës në Slloveni.
Lajmin e ka bërë të ditur Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Suharekës.
Muharremaj ka ngushëlluar familjen e së ndjerit, duke thënë se së bashku duhet të gjejnë forcë ta tejkalojnë këtë dhimbje.
“Sot e kam vizituar familjen e 18 vjeçarit nga Nishori i cili ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni. U kam shprehur ngushëllime dhe jam interesuar të kontaktoj zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Slloveni. Është bërë kompletimi i dokumentacionit dhe kompania përgjegjëse do ta bëjë bartjen e kufomës. Kjo ngjarje është e rëndë si për familjen e poashtu edhe për ne. Së bashku duhet të gjejmë forcë ta tejkalojmë edhe këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar Muharremaj./21Media

Back to top button