18-vjeçarja mbyllet në dhomën e aeroportit, s’dëshiron të kthehet në shtëpi

Thotë se është kërcënuar nga familjarët

Një grua e re saudite, e cila thotë se ka ikur nga familja e saj me frikë për jetën e saj, është mbyllur në një dhomë në aeroport në Bangkok.

Zyrtarët tajlandezë të imigracionit duan ta kthejnë 18 vjeçaren, Rahaf Mohammed al-Qunun, në Kuvajt, ku është familja e saj.

Ajo nuk pranoi të hipte në një fluturim për në Kuvajt, të hënën, pavarësisht nga zyrtarët e vendosur jashtë dhomës së saj, transmeton rtv21.tv.

“Vëllezërit dhe familja ime dhe ambasada e Arabisë Saudite do të presin për mua në Kuvajt”, tha adoleshenti për Reuters.

“Ata do të më vrasin, jeta ime është në rrezik, familja ime kërcënon të më vrasë për gjërat më të parëndësishme”, u shpreh tutje ajo.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësime të mëdha për mirëqenien e Mohammed al-Qunun.

“Ajo ka mbyllur veten në dhomë dhe thotë se ajo nuk do të largohet” derisa ajo të lejohet të takohet me agjensinë e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara dhe të kërkojë azil, tha zëvendësdrejtori për të drejtat e njeriut, Phil Robertson në Twitter./21Media

Back to top button