18-vjeçarja “merr” drejtimin e komunës së Strumicës

Maturantja Ana Marija Jovanova sot ka “marrë” drejtimin e komunës së Strumicës, përcjell TV21. Me këtë rast, kreu i komunës Kostadin Kostadinov ka njoftuar për fillimin e projektit “Kryetar komune për një ditë”. Projekti zhvillohet në bashkpunim me Shtëpinë Evropiane në Strumicë, që ka për qëllim aktivizimin e të rinjve në politikat lokale.
“Mirëmëngjesin e parë dhe mirëseardhjen në zyrën time ia urova Ana Marija Jovanovës, vajzës së re 18 vjeçare e cila sapo ka mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin “Dimitar Vllahov”. Sot bashkë me të do t’i realizojmë të gjitha aktivitetet e mia të planifikuara në kabinet dhe jashtë tij, por do t’i dëgjoj edhe të gjitha sugjerimet dhe vërejtjet e saj”, ka informuar Kostadinov.
Ai ka bërë të ditur se projekti do të zbatohet secilën të hënë të parë gjatë muajit, ku të rinj të ndryshëm, brenda ditës do të shohin se si udhëhiqet komuna, shkruan TV21./21Media

Back to top button