182 pacientë me COVID-19 në Spitalet e Kosovës

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 192 pacientë, prej tyre 182 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se 125 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në mjekim intensiv janë 11 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive 67 pacientë,
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive 10 pacientë,
Klinika e Pediatrisë 9 pacientë,
Klinika e Gjinekologjisë 18 pacientë,
Spitali i Prizrenit 13 pacientë,
Spitali i Gjilanit 18 pacientë,
Spitali i Pejës 14 pacientë,
Spitali i Gjakovës 20 pacientë,
Spitalit Mitrovicës 8 pacientë,
Spitali i Ferizajt 10 pacientë dhe
Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë./21Media

Back to top button