LDK: Lirimi i Haradinajt konfirmon aktakuzat e pabaza të Serbisë

“Vendimi i Gjykatës Franceze është lajm i gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës”

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Franceze për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Vendimi i Gjykatës Franceze është lajm i gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky vendim, konfirmon se aktakuzat e Serbisë kundër luftëtarëve të UÇK-së janë të pabaza, të padrejta dhe kanë synime manipuluese politike dhe janë tendencë e hapur për zhytjen e rajonit në destabilitet dhe konflikte”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ramush Haradinaj sot nga ora 19:00 do të pritet në Sheshin ”Zahir Pajaziti”.

Sot gjykata e Apelit në Colmar të Francës vendosi që ta lirojë ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit në janar të këtij vitit nga autoritetet franceze, në bazë të një flet-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë./21Media

 

Back to top button