19 pacientë të shëruar në Gjilan
Në bazë të statistikave që ka bërë publike Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, konfirmojnë se Komuna e Gjilanit në përballjen me Covid-19, nga data 13 mars e deri më sot në ditën e 179, ka gjithsej 908 raste pozitive, prej tyre të shëruar plotësisht janë 737 pacient, 39 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë 132 pacient, prej tyre 35 të hospitalizuar të konfirmuar me Covid-19 janë 35 raste.
Kryetari Gjilanit, Lutfi Haziri pasi ka marrë gjendjen e ditëve të fundit dhe vikendit nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, nga Spitali Regjional i Gjilanit, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, nga Policia e Kosovës dhe emergjencat civile, ka konstatuar një rënie të vazhdueshme të rasteve pozitive me Covid-19.
“Gjenda që kanë elaboruar niveli i shëndetësisë në dy sektorët, QRSHP, policia dhe emergjencat civile, na gëzon me lajme të mira sa i përket Covid-19. Edhe më tutje kërkohet që masat mbrojtëse të respektohen maksimalisht dhe infektimin me virus ta ulim deri në pikën zero. Kjo nuk është e lehtë, sepse mjekët dhe policia janë duke punuar me një orar të zgjatur dhe me lodhje të madhe, por është e mundur me respektim strikt të masave mbrojtëse. Ditën e djeshme kishim vetëm një rast pozitiv, sot në ditën e 179 kemi 19 raste të shëruara plotësisht dhe po punojmë të gjithë së bashku edhe me kulturën dhe lojalitetin qytetarë, që raste pozitive të mos kemi fare në Gjilan”, ka thënë ai mes tjerash.
Apeli i përbashkët dhe i vazhdueshëm nga Gjilani është respektimi i rekomandimeve të institucioneve shtetërore e shëndetësore, përdorimi i masave mbrojtëse, maskave, dezinfektuesve dhe mbajtjes së distances, si e vetmja mënyrë e luftimit të virusit. /21Media