19 vjeçari në Ferizaj plagos motrën
Një person në Ferizaj është arrestuar pasi i njëjti ka plagosur me armë zjarri motrën e tij.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media bëri të ditur se i dyshuari është 19 vjeçar, ndërsa viktima është e moshës 25 vjeçare.
Ndërkaq ai tashmë është arrestuar.
“Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima, pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.”
Ndërkaq lidhur me motivin e incidentit, nga policia në njoftim thuhet se motivi ende mbetet i panjohur dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. /21Media