196 pacientë me Covid-19 nëpër spitale, 9 në gjendje të rëndë
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se në klinikat për COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 272 pacientë.
196 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, prej tyre 196 me oksigjeno-terapi dhe 9 në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vetëm në klinikat e QKUK-së, të shtrirë janë 113 pacientë, 76 prej tyre COVID-19 pozitivë, 96 me oksigjeno-terapi.
Ndërsa, sipas Klinikave numri i pacientëve është si në vijim: Klinika Infektive 72 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 37 pacientë, Klinika e Pediatrisë 1 pacient, Klinika e Gjinekologjisë 4 pacientë.Kurse, sipas SHSKUK-së, në spitalet e përgjithshme po trajtohen 159 pacientë, 120 prej tyre COVID-19 pozitivë, 98 me oksigjeno-terapi.Spitali i Prizrenit 27 pacientë, Spitali i Gjakovës 53 pacientë, Spitali i Pejës 26 pacientë, Spitali i Gjilanit 29 pacientë, Spitali i Mitrovicës 10 pacientë, Spitali i Ferizajt 9 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë 5 pacientë.