2 civilë të plagosur nga shpërthimi në Melitopol

2 civilë të plagosur nga shpërthimi në Melitopol, raportojnë mediat shtetërore ruse
Një “pajisje shpërthyese e improvizuar” shpërtheu në qendër të Melitopolit në orën 7:50 të mëngjesit me orën lokale të hënën, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, duke cituar Aleksey Selivanov, zëvendës shefin e policisë së rajonit të Zaporizhzhia.
Ai po fliste në emër të autoriteteve ruse, të cilat aktualisht kontrollojnë Melitopolin, trasmeton rtv21.tv.
“Dy civilë, një burrë dhe një grua u plagosën për shkak të shpërthimit”, tha Selivanov.
Sulmi “duket sikur është bërë nga ukrainasit”, shtoi Selivanov, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Më herët, Ivan Fedorov, kryebashkiaku ukrainas tha se ka “disa versione” të asaj që ndodhi./21Media

Back to top button