2 mijë e 223 të vdekur, mbi 5 mijë raste aktive

 

2 mijë e 223 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 5.165.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 40 raste të reja, ndërsa janë shëruar edhe 358 persona nga Covid-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).”, ka informuar IKSHPK.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Skenderaj 6 raste, Vushtrri 6 raste, Viti 4 raste, Suharekë 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Kaçanik, Klinë dhe Pejë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 358 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.165. Numri total i rasteve pozitive është 106.843 raste nga 565.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.223 raste të vdekjes.”, ka informuar tutje IKSHPK./21Media

Back to top button