2 mijë e 286 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 76 raste të reja me COVID-19 dhe 165 persona janë shëruar.

Ndërsa, nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19m numri i rasteve pozitive ka shkuar në 14 mijë e 839, derisa nga virusi korona u shëruan 11 mijë e 949.

Të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tregojnë se 604 persona kanë vdekur shkak i infektimit me virusin.

Kurse 2 mijë e 286 janë raste aktive me COVID-19.

Në të dhënat e 24 orëshit të fundit, Prishtina ka 12 raste të të infektuarve, e më pas me 11 raste është Gjilani.

Rastet pozitive janë edhe nga Komuna e Klinës 9 raste, Komuna e Fushë Kosovës 6 raste, Komuna e Pejës 5 raste, Komuna Podujevës 5 raste, Komuna e Lipjanit 4 raste, Komuna e Ferizajt 3 raste, Komuna e Gjakovës 3 raste, Komuna e Kamenicës 3 raste, Komuna e Vitisë 3 raste, Komuna e Istogut 2 raste, Komuna e Mitrovicës 2 raste, Komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.

Back to top button