2 mijë e 330 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 4 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 56 raste të reja, derisa numri i rasteve aktive është 2.330.
Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID-19 është 154.881.
Sipas ministrisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës. Ndërsa, deri dje 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button