2 mijë e 390 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 2 mijë e 390 raste të reja nga COVID-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 10 mijë e 336 testime janë shëruar 1 mijë e 291 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 35 mijë e 051.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 556 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 776 mijë e 133 doza të vaksinës.
Deri më sot 893 mijë e 512 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 77 mijë e 437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button