2 mijë e 58 raste aktive me Covid-19

Në Kosovë aktualisht janë 2 mijë e 58 raste aktive me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar 1 viktimë nga COVID-19,  kurse, janë regjistruar 81 raste të reja me koronavirus.
Siç ka bërë të ditur Ministria rastet e reja kanë dalur pas testimit të  1 mijë e 699 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur në 24 orët e fundit janë dhënë 329 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.571 doza të vaksinës. Me dozën e dytë deri më sot janë vaksinuar  815.710 qytetarë, kurse me dozën e tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 97.340 persona. /21Media

Back to top button