2 pacientë me COVID-19 në mjekim intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 11 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në klinikat në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Nga pacientët që po trajtohen, 7 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 4 me post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në mjekim intensiv po trajtohen 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë./21Media

Back to top button