2 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 4 mijë e 24 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dy qytetarë: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës.
Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID-19.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 14 që nga fillimi i pandemisë./21Media

Back to top button