2 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 
Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë konfirmuar dy raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 618 testime të kryera.
Rastet pozitive janë nga: një në Tiranë dhe një në Berat.
Ndërkohë gjatë këtyre orëve nuk ka asnjë viktimë nga COVID-19.
Aktualisht janë 143 raste aktive, ndërsa po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 129 mijë e 865.
Shqipëria ka regjistruar 132 mijë e 461 raste pozitive, prej tyre 129 mijë e 865 janë shëruar, 143 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 2 mijë e 453 persona./21Media

Back to top button