2 vdekje dhe 770 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, dy qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë.
Ndërsa nga 4 mijë e 285 testime, 770 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.
Janë shëruar 1 mijë e 589 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 202 mijë e 664. Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 16 mijë e 28.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 319 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 798 mijë e 980 doza të vaksinës.
Deri më sot 809 mijë e 982 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse janë dhënë 92 mijë e 117 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button