2 viktima dhe 100 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.

Po ashtu,  janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,172 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:

1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 70-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

24 raste në Tiranë, 10 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 7 raste në Shkodër, Durrës,  6 raste në Devoll, Lezhë, 5 raste në Sarandë, 4 raste në Elbasan, Pogradec, 2 raste në Gjirokastër, Skrapar, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Vlorë, Mirditë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Permet, Ura Vajgurore, Dibër, Gramsh, Kuçovë, Libohovë, Patos./oranews

Back to top button