2 viktima dhe 49 raste të reja me COVID-19

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1 mijë 835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 49 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Leposaviq 8 raste, Prishtinë 7 raste, Gjilan 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Ferizaj 3 raste, Prizren 3 raste, Drenas 2 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë dhe Skënderaj.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (55 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106 mijë e 803 raste nga 563 mijë e 472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 mijë e 220 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99 mijë e 97 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 486./21Media

 

Back to top button