2 viktima nga COVID-19 në Kosovë
Dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1 mijë e 268 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë.
Janë shëruar 80 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 776.
Në total numri i rasteve aktive është 831.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 257 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë 816 mijë e 525 doza të vaksinës. Ndërsa 817 mijë e 708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98 mijë e 354 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media