2 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3 mijë e 51 testime, nga të cilat 24 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 835 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127 mijë e 240 që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa kanë vdekur 2 persona të prekur me COVID-19. Viktimat ishin nga: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 65-69 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive./21Media

 

Back to top button