2 viktima nga zjarret në Greqi
Dy është bilanci i viktimave të raportuara nga zjarret në Greqi, ndër ta një zjarrfikës.
Re të zeza të mëdha kanë kapluar një pjesë të Greqisë, ndërkohë që edhe banorëve po u kërkohet t’i lirojnë shtëpitë e tyre, me qëllim të minimizimit të rritjes së numrit të viktimave.
Gjashtë zona janë në rrezik të lartë, pasi zjarret e pakontrolluara po vazhdojnë rrjedhen.
Greqia, si shumë vende të tjera po përballet me ndryshime klimatike të cilat kanë shënuar zjarre masive, e nga to viktima, dëme materiale dhe po rrezikojnë shumë banorë të tjerë të zonave të prekura.
Qindra zjarrfikës po mundohen ta mbajnë në kontroll zjarrin, madje ekipa të zjarrfikësve nga Franca e SHBA janë nisur për në Greqi për t’u dalë në ndihmë atyre./21Media