2 vjet që nga fillimi i rregullimit të platesë në kryeqytet
Banorët dhe bizneset në kurriz të kryeqytetit vazhdojnë të ankohen për stërzgjatjen e punimeve të platesë në këtë pjesë.
Sipas tyre, është e paqartë se si tash e 2 vite nuk janë përfunduar këto punime. Thonë se po u shkakton dëme në shëndet por edhe në biznese. Në pushtetin komunal të Prishtinës ndërkaq thonë se punimet e platesë do të përfundojnë në muajin Maj./21Media